Në një fundjavë historike për MotoGP, gjashtë herë kampioni i botës Marc Marquez triumfoi për herë të parë në karrierën e tij në Çmimin e Madh të Austrisë, duke shënuar një tjetër moment madhor në garën e 1000-të të botës së motorëve.

Spanjolli dominoi garën e së dielës, duke marrë një fitore të rëndësishme që e çon atë në një epërsi mbresëlënëse prej 142 pikësh ndaj vëllait të tij, Alex Marquez, në renditjen e përgjithshme të kampionatit.

Pas një fitoreje në sprintin e së shtunës, Marquez regjistroi suksesin e gjashtë radhazi në sprint dhe, për herë të parë që nga viti 2014, arriti të fitojë gjashtë gara rresht në Grand Prix, duke e afruar edhe më shumë titullit të shtatë botëror, me vetëm nëntë gara të mbetura.

Fermin Aldeguer impresionoi me një paraqitje fenomenale dhe u rendit i dyti, ndërsa Marco Bezzecchi me Aprilia-n, i cili e nisi garën nga pole position dhe udhëhoqi për një pjesë të mirë të saj, përfundoi në vend të tretë. Ndërkohë, Alex Marquez u detyrua të kënaqet me vendin e 10-të pas një penalizimi për një xhiro të gjatë, pas përplasjes së shkaktuar në garën e Çekisë.

Kjo fitore jo vetëm që e ngjit Marquez-in më afër një tjetër titulli historik, por e bën gjithashtu fituesin e garës jubile të 1000-të në MotoGP, duke vulosur edhe një herë statusin e tij si një nga legjendat më të mëdha të sportit.

Marc Marquez më pranë titullit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version