FC Barcelona gjendet përballë një vere të nxehtë jo vetëm nga temperatura, por edhe nga nevoja për të gjeneruar të ardhura të rëndësishme financiare.

Klubi katalanas ende nuk mund të funksionojë sipas rregullit 1:1 dhe kthimi te ky standard është vendimtar për stabilitetin ekonomik të tij. Për këtë arsye, nuk përjashtohen vendime të vështira, që mund të përfshijnë edhe shitjen e disa lojtarëve të rëndësishëm.

Sipas raportimeve të fundit nga Fichajes, Paris Saint-Germain është duke përgatitur një ofertë prej 80 milionë eurosh për ta sjellë Gavi-n në “Parc des Princes”.

Trajneri Luis Enrique, i cili e njeh mirë mesfushorin spanjoll nga periudha kur drejtonte Kombëtaren e Spanjës, kërkon ta bëjë atë një pjesë kyçe të projektit të tij në Francë.

Gavi shihet nga PSG si një zëvendësues i mundshëm i Fabian Ruiz dhe si një element që do të përshtatej shkëlqyeshëm në mesfushën e drejtuar nga Vitinha dhe Joao Neves.

Intensiteti dhe teknika e tij janë arsyet kryesore pse parizienët janë gati të shpenzojnë shumë për ta rrëmbyer nga “Camp Nou”.

PSG përgatit 80 milionë euro për yllin e Barcelonës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version