minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Mama Mia, Roko Vata”, komentatori italian befasohet nga tregolëshi e djalit të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare - Shqiperia.info

Talenti me origjinë shqiptare, Roko Vata, dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme me fanellën e Irlandës U-21 në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve ndaj San Marinos, që përfundoi me rezultatin 0-7.

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte plot 3 gola në këtë përballje, duke u zgjedhur dhe lojtari më i mirë i sfidës. Vata shënoi golin e katërt për Irlandën në minutën e 62-të, të pestin në minutën e 64-t si dhe golin e shtatë që vulosi sfidën në minutën 90+2.

Të shumta kanë qenë elozhet në rrjetet sociale, për talentin shqiptar që përfaqëson 21-vjeçarët e Irlandës, por ato që spikatën më shumë ishin fjalët e komentatorit italian, i cili tha: “Mama Mia, Roko Vata”. Ai iu referua gjuajtjes nga distanca në golin e tretë.

SHIKONI VIDEON DUKE KLIKUAR KËTU

“Mama Mia, Roko Vata”, komentatori italian befasohet nga tregolëshi e djalit të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version