minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Klubi nga Katari interesohet për Gjimshitin - Shqiperia.info

Një lajm i bujshëm ka ardhur orët e fundit nga Italia, me kapitenin e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që ka përfunduar në radarët e Al-Rayyan.

Klubi nga Katari ka nisur bisedimet me Atalantën, teksa i kanë kërkuar kësaj të fundi një çmim sa më parë për 31-vjeçarin shqiptar.

“TuttomercatoWEB” raporton se klubi nga Bergamo mund të kërkojë një shifër rreth 10-15 milionë euro për ta shitur mbrojtësin, e cila mund të jetë e përballueshme për Al-Rayyan.

Gjimshiti është një nga lojtarët që është rritur më shumë së fundmi te Atalanta, i cili mori dhe shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit të sezonit, duke ngritur dhe trofeun e Ligës së Europës në Dublin kundër Leverkusenit.

 

Klubi nga Katari interesohet për Gjimshitin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version