minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Jose Mourinho me një gabim ‘interesant’, ngatërron fizioterapistin me trajnerin e Lyonit - Shqiperia.info

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, sërish ka qenë në qendër të vëmendjes.

Para ndeshjes së xhiros së shtatë ndërmjet Fenerbahçes dhe Lyonit në Ligën e Evropës që përfundoi 0:0 të enjten mbrëma, Mourinho ka menduar se po e përshëndet trajnerin e Lyonit, Pierre Sage.

Ish-trajneri i Benficas, Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit, Manchester Unitedit, Tottenhamit e Romës, shkoi në drejtim të Abdeljelil Redissit, ia dha dorën dhe e përqafoi atë. Më pas, fizioterapisti i skuadrës franceze bëri me gisht te Sage, duke i treguar se ai është trajneri, i cili qëndronte disa metra më larg.

Puna e Sages në krye të Lyonit është në rrezik për shkak të rezultateve të dobëta.

“Futbolli është me plot pronarë dhe presidentë të cilët nuk kuptojnë asgjë në futboll. Ky ekip i Lyonit është shumë i mirë dhe kur ekipi është i mirë, do të thotë se edhe trajneri është i mirë”, ka thënë portugezi Mourinho.

Jose Mourinho me një gabim ‘interesant’, ngatërron fizioterapistin me trajnerin e Lyonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version