minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“E rreme apo e vërtetë”, vrasësi i boksierit Besar Nimani ka rrëfyer në një letër për krimin - Shqiperia.info

Hetuesit gjermanë kanë në dispozicion një letër ku thuhet se është i gjithë rrëfimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani.

Sipas Westfalen-Blatt, në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email.

Megjithatë policia nuk ka treagur nëse kjo letër e njërit prej atentatorëve të dyshuar është autentike.

“E rreme apo e vërtetë? Doli letra e rrëfimit për vrasjen e Besar Nimanit”, është titulli i tekstit të kësaj medie.

Me 9 mars në mbrëmje Besar Nimani u vra me armë zjarri në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin. Ai ka vdekur nga plagët e marra në vendngjarje.

Grupi i personave që qëlluan janë në arrati. Dëshmitarët i thanë Radio Bielefeld se ishin në një kafene në Obernstrasse përpara se të kryenin krimin, ndërkohë që viktima kishte dalë nga një parkueri kur u qëllua.

Besar Nimani, 38-vjeçar, edhe në vitin 2013 ishte viktimë e një sulmi të tillë, në atë kohë ai u qëllua në një qebaptore në kryqëzimin e Feilenstrasse dhe Bahnhofstrasse. Ai kishte marrë plagë në kofshë dhe gju.

Nimani ishte me origjinë kosovare-shqiptare, në vitin 1997 ai u zhvendos në Bielefeld. Ai fitoi titullin evropian në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.

Dy ditë pas vrasjes së boksierit nga Kosova, janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Sipas medias gjermane Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po u kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.

“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”.

“E rreme apo e vërtetë”, vrasësi i boksierit Besar Nimani ka rrëfyer në një letër për krimin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version