Ish-lojtari olimpik i snowboard, Ryan James Wedding është përfshirë në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së. Kanadezi akuzohet për kontrabandë kokaine me vlerë miliarda dollarë.
Wedding u padit në shtator 2024, së bashku me 15 persona të tjerë, për organizimin e një rrjeti kontrabande kokaine që shtrihej nga Kolumbia, përmes Meksikës, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Një ofertë prej 10 milionë dollarësh është vënë në dispozicion për kapjen e tij nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
FBI-ja beson se ai fshihet në Meksikë, ose se ka ndryshuar prej kohësh përshkrimin e tij personal nëpërmjet kirurgjisë plastike. Përveçse kërkohet për trafik droge, ai akuzohet edhe për katër vrasje.
Midis tyre është edhe të shtënat në nëntor 2023, kur u vranë turistë indianë që ishin shënjestra aksidentale.
Besohet se kanadezi po përdor lidhjet e tij me një kartel droge për t’iu shmangur autoriteteve.
Ish-lojtari lindi në provincën kanadeze të Ontarios, në një familje skiatorësh. Babai i tij ishte skiator profesionist, xhaxhai i tij ishte anëtar i ekipit kombëtar dhe gjyshërit e tij drejtonin një klub lokal skish.
Ish-lojtari olimpik në listën e 10 më të kërkuarve të FBI, për çfarë akuzohet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.