minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ish-futbollisti i Marseille vdes në moshën 35-vjeçare - Shqiperia.info

Ish-futbollisti i Marokut, Abdelaziz Barrada, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, lajm i konfirmuar nga klubet franceze Paris Saint-Germain dhe Marseille, ku ai kishte luajtur gjatë karrierës së tij.

“Pusho në paqe, Abdelaziz,” shkroi Marseille në platformën X, ndërsa PSG shprehu “trishtimin e madh” për humbjen e tij.

Barrada, i lindur në Francë, e nisi karrierën te PSG përpara se të transferohej në Getafe në Spanjë. Pas një periudhe të shkurtër te Al Jazira në Abu Dhabi, ai u kthye në Francë për të luajtur me Marseille në vitin 2014, por dy vite më vonë u rikthye në Gjirin Persik.

Ai ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Marokut në 28 ndeshje midis viteve 2012 dhe 2015, duke shënuar katër gola.

Barrada ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Marokut në Olimpiadën e Londrës 2012, ku shënoi një gol në barazimin 2-2 kundër Hondurasit.

Ish-futbollisti i Marseille vdes në moshën 35-vjeçare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version