minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pritja madhështore e Shaqirit te Baseli, mijëra tifozë mblidhen në prezantimin e tij - Shqiperia.info

Xherdan Shaqiri u prezantua para tifozëve të Baselit të hënën mbrëma.

“Përshëndetje shikues, përshëndetje Bazel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai më tutje shtoi se klubi i Baselit ishte opsioni i tij i vetëm. “Vetëm Baseli dhe asnjë tjetër”, vazhdoi Shaqiri.

Ai ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e Baselit.

“Pritja këtu ishte shumë e veçantë për mua. Mezi po pres të shoh të gjithë përsëri. Do të provoj të ndihmoj ekipin që nga dita e parë. Nuk jam më 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Kam mentalitetin e një fituesi. Ndeshja ime e fundit ishte ndaj Anglisë. Ende nuk jam në 100%, por do të provoj të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, tha Shaqiri.

Shaqiri e shkëputi kontratën me Chicago Fire dhe u rikthye te Baseli pas 12 vitesh.

Shaqiri e kishte nisur karrierën e tij pikërisht te Baseli në vitin 2007.

Në vitin 2012, u largua nga Baseli për te Bayerni. Ai po ashtu luajti te Interi, derisa më vonë edhe te Stoke City, Liverpool e Lyon.

Shaqiri do të jetë pjesë e stërvitjeve të Baselit që nga e marta.

Pritja madhështore e Shaqirit te Baseli, mijëra tifozë mblidhen në prezantimin e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version