Zlatan Ibrahimoviqi beson se Antonio Conte është trajneri i duhur për të zëvendësuar Stefano Piolin, por Milani është më i bindur nga Thiago Motta që drejton Bolognan.

Pioli pritet të shkarkohet nga kuqezinjtë e Milanos gjatë verës për shkak se ekipi është shumë prapa në garën për titull, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ani pse nuk është marrë asnjë vendim, fansat e Milanit presin që Pioli të largohet në fund të sezonit.

Calciomercato.com raporton se Milani beson se Thiago Motta është njeriu i duhur për të zëvendësuar Piolin.

Klubi e ka përcjellë punën e tij te Bologna dhe beson se aftësitë për të zhvilluar talentet dhe puna në sulm, janë vendimtare.

Ndërkaq, Ibrahimoviqi ende është duke bërë përpjekje për Conten, i cili, sipas tij, ka përvojën për ta drejtuar Milanin drejt sukseseve.

 

Ibra e dëshiron Conten, por Milani preferon Mottan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version