minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj”, Edi Rama shkruan për medalistët olimpik të Kosovës - Shqiperia.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

‘’I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, ka shkruar Rama.

Theksojmë se Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”.

Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj”, Edi Rama shkruan për medalistët olimpik të Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version