minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Xavi i bie pishman, do të qëndrojë edhe për një sezonë të Barcelona - Shqiperia.info

Xavi Hernandez ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë si trajner i Barcelonës.

Pas takimit të mbërmshëm dhe këmbënguljes së Laportës që ai të qëndrojë, Xavi pranon kushtet e Barçës dhe do të vazhdojë si trajner.

E këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste.

“Xavi do të qëndrojë, ai është shumë i lumtur. Ne kurrë nuk kemi hapur bisedime për asnjë trajner tjetër. Gjithashtu Deco i beson Xavit, është e garantuar”, tha Yuste.

Xavi Hernandez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe do ta përmbush kontratën.

Ai kishte njoftuar se do të largohej nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit.

E pas këtij vendimi, Barcelona kishte pasur një ecuri tejet të mirë, por gjithçka u duk se u prish në ndeshjen ndaj PSG-së.

Tifozët kishin nisur të kërkonin qëndrimin e Xavit, por kjo ndryshoi pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe humbjes në “El Clasico”.

Megjithatë, përkundër këtyre situatave, sot Xavi Hernandez ka vendosur ta ndryshojë mendjen dhe të qëndrojë në Barcelonë.

Xavi i bie pishman, do të qëndrojë edhe për një sezonë të Barcelona / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version