Arsenali ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Angli. Arsenali mposhti të martën mbrëma në udhëtim Nottingham Forestin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së22-të të Premier Leagues angleze.

Dy golat, Arsenali i shënoi në pjesën e dytë. Gabriel Jesus shënoi golin e parë në minutën e 65-të, kurse të dytin Bykayo Saka në minutën e 72-të.

Golin e nderit për Nottinghamin e shënoi Taiwo Awoniyi. Ai realizoi në minutën e 89-të.

Arsenali është në vendin e dytë me 46 pikë. Dy pikë më shumë i ka lideri Liverpooli, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Në vendin e tretë është Manchester City më dy ndeshje më pak të luajtura.

Fitore e rëndësishme e Arsenalit në garën për titull / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version