minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Klopp njoftoi largimin e tij, çmimet e biletave për ndeshjen e tij të fundit në Anfield po shiten shumë shtrenjtë - Shqiperia.info

Biletat për ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit në Anfield tashmë po shiten për shuma të mëdha pesëshifrore. Çmimet u ngritën në qiell disa orë pasi specialisti gjerman njoftoi synimin e tij për t’u larguar nga Merseysiders në fund të sezonit.

Në xhiron e fundit të Premier League këtë sezon, Liverpool pret Wolverhampton. Ndeshja është më 19 maj dhe ka mundësi që të jetë vendimtare për titullin.

Tashmë në tregun e zi janë shfaqur biletat për takimin. Çmimet janë marramendëse. Dy bileta për tribunën prapa stolit po shiten mbi 24 mijë funte, shkruan The Mirror. Çmimi fillestar ishte 60 funte.

Ndeshja e fundit e Klopp në krye të Liverpool mund të mos jetë saktësisht kundër Wolverhampton. Finalja e Europa League është më 22 maj në Dublin dhe Wembley pret finalen e FA Cup tre ditë më vonë.

Klopp njoftoi largimin e tij, çmimet e biletave për ndeshjen e tij të fundit në Anfield po shiten shumë shtrenjtë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version