minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Federata Serbe heq flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s në Beograd - Shqiperia.info

Tashmë kanë dalë pamje të reja nga Kongresi i UEFA-s në Beograd.

Dhe, është konfirmuar ajo se çfarë komunikoi Federata Serbe e futbollit, se janë hequr simbolet e Kosovës nga ky Kongres.

Në një fotografi të publikuar nga Associated Press, shihet dikush nga Këshilli Organizativ, teksa heq simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Në këtë Kongres i pranishëm është kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili mbrëmë u filmua pranë flamurit të Kosovës në vendin ku sot po mbahet kongresi i UEFA-s.

Flamuri i Kosovës ishte pranë 54 flamujve të shteteve tjera anëtare të UEFA-s.

E sot, Federata Serbe përmes një deklarate, u kërkoi falje serbëve, siç tha ajo “për lëshimin” dhe i qetësoi serbët, duke thënë se flamuri i Kosovës nuk është më aty.

Federata Serbe heq flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s në Beograd / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version