minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Golat ndezin lojën në pjesën e parë - Shqiperia.info

Anglia ka zhvilluar një prej pjesëve më të mira të Kampionatit Evropian në pjesën e parë që përfundoi 1 me 1 me Holandën.

“Tulipanët” nisën mirë takimin me supergolin e realizuar nga Xavi Simons në minutën e shtatë. Ai me një goditje të fuqishme nga distanca arriti të mposhte Jordan Pickfordin.

Simons me 21-vjet bëhet lojtari më i ri në moshë që realizon për Holandën në një ndeshje të fazës së eliminimit në Evropian.

Ky gol ngjalli Anglinë që nuk vonoi shumë dhe gjeti golin. Në minutën e 16 u akordua penallti për Anglinë të cilën e shkaktoi mbrojtësi holandez Dumfries.

Penalltinë në gol e konkretizoi Harry Kane që tani është në listën e golashënuesve më të mirë të këtij Evropiani me tre gola.

Phil Foden kishte rast të mirë që të kalonte Anglinë në epërsi, por gjuajtja e tij e plogësht u ndal në vijën fatale nga Dumfries. Ndërkaq pak minuta më vonë ai qëlloi shtyllën.

Golat ndezin lojën në pjesën e parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version