Distria Krasniqi ka përfunduar me medalje të argjendtë pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, në kategorinë deri në 52 kg, duke shkëlqyer me paraqitje dinjitoze deri në finalen e madhe, ku u mposht nga kampionja japoneze Uta Abe pas një lufte të fortë, të mbyllur me Ippon.

Pas përfundimit të garës, trajneri i saj, Driton Kuka, e përshkroi ditën si një sukses të madh, duke theksuar se kjo është medalja e nëntë botërore për xhudon kosovare dhe një dëshmi se sporti ynë po ecën përpara, pavarësisht sfidave:

“Nënkampione Botërore! Distria Krasniqi 52 kg. Urime Kosovë, urime shqiptarë kudo që jeni! Performancë e bukur e Disit sot! Preku finalen e madhe, ishte duke punuar mirë, por japonezja Abe shfrytëzoi një gabim dhe kaq mjaftoi! Xhudo e federata jonë vazhdon tutje miq, medalja numër 9 nga Kampionatet Botërore! Ne do ecim para, përkundër obstruksioneve të projekteve të federatës sonë. S’do ndalem asnjëherë, mos u habitni!”

Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version