Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka përfunduar me medalje të argjendtë pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke arritur deri në finalen e madhe, ku u mposht nga kampionja e Japonisë, Uta Abe, me Ippon.

Distria e nisi me vendosmëri rrugën drejt medaljes duke mposhtur në fazën e parë brazilianen Jessica Pereira, një emër me përvojë në arenën ndërkombëtare. Më tej, në raundin tjetër ajo dominoi ndaj Francine Echevarria nga Porto Riko, për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në çerekfinale, xhudistja pejane u përball me hungarezen Reka Pupp, një duel që ngjalli shumë interes për shkak të historikut të fortë mes tyre. Distria ishte bindëse edhe në këtë përballje, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe të kampionatit.

Në gjysmëfinale, Distria rrëzoi spanjollen, Ariane Toro Soler.

Në finale, Krasniqi u përball me superyllin japonez Uta Abe, e cila mbetet një prej xhudisteve më të mira në botë në këtë kategori. Pas një fillimi të kujdesshëm nga të dyja, Abe arriti ta përfundojë ndeshjen me Ippon, duke i mohuar Distrias titullin e kampiones bote.

Pavarësisht humbjes në finale, Distria Krasniqi ka treguar edhe një herë se mbetet në majën e xhudos botërore, duke e përfaqësuar Kosovën me krenari dhe nivel të jashtëzakonshëm.

Ambasadori britanik marshon në Paradën e Krenarisë në Prishtinë: Unë qëndroj përkrah komunitetit LGBT+
Read more
Advertisement
Skip Ad ❯

 

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Botëror, ndalet në finale nga kampionja e Japonisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version