Barcelona ka fituar titullin e 28 kampion në historinë e saj.
Ekipi katalanas fitoi 2-0 në derbin përballë Espanyolit të Marash Kumbullës, me golat e Lamine Yamal dhe Fermin Lopez, duke siguruar matematikisht vendin e parë të renditjes së kampionatit spanjoll.
Teksa mbeten edhe dy javë nga fundi i kampionatit, Barcelona kryeson me 7 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.
Barcelona dominoi totalisht sezonin në Spanjë, pasi përveç kampionatit fitoi edhe Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit. Në të dy këto kompeticione, në finale katalanasit mposhtën rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
Barcelona shpallet kampione e Spanjës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.