Oleksandr Usyk e mposhti me nokaut Daniel Dubois përpara 90,000 tifozëve në Wembley, por pamjet e reja që kanë dalë në rrjet mund të ndryshojnë përfundimin e atij dueli.
Pamje të reja mund të ndryshojnë gjithçka
Pas fitores së kontestuar të Usyk ndaj Dubois në përballjen e parë në Wroclaw në gusht 2023, dy boksierët u përballën sërish në një luftë për të gjitha titujt e peshave të rënda. Usyk erdhi në këtë meç pas dy fitoreve të mëdha ndaj Tyson Fury, ndërsa Dubois ishte në formë të shkëlqyer pas një serie triumfesh që përfshinte edhe një nokaut tronditës ndaj Anthony Joshua.
Megjithatë, Usyk konfirmoi se mbetet mbreti i kategorive të rëndë duke e ndalur Dubois me një goditje brutale me dorën e majtë, 1 minutë e 52 sekonda brenda raundit të pestë. Ukrainasi i pamposhtur i ruajti të gjitha titujt WBA (Super), WBC, WBO, IBO dhe The Ring, duke ia marrë edhe titullin IBF të Dubois.
Por tashmë, një video që po qarkullon online mund të vërë në pikëpyetje rezultatin zyrtar.
Pse mund të ndryshojë rezultati?
Në pamjet e publikuara nga Darren Aston në X (ish-Twitter), shihet se këndi e Dubois hodhi peshqirin në ring në momentin kur ai ishte në dysheme pas goditjes së Usyk.
BTW for those who didn’t know the towel was thrown in from the corner of team Dubois
#usykdubois2 pic.twitter.com/RSI4ufAUTj — Darren Aston (@AstonDarren) July 21, 2025
Dalin pamje të reja, në dyshim rezultati përfundimtar i meçit Usyk vs Dubois / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.