minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Çeku thotë se gjatë këtij viti planifikohet nisja e ndërtimit të stadiumit nacional - Shqiperia.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se brenda pesë viteve Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive.

Çeku e tha këtë gjatë fjalës së tij në lansimin e strategjisë së Federatës së Futbollit të Kosovës për periudhën 2024-2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”.

“E përgëzoj FFK-në dhe presidentin Ademi, i cili krahas punëve të tjera është i përkushtuar edhe në planifikimin strategjik afatgjatë. Në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat po bëjmë konsolidimin e stadiumeve. Presidenti Ademi përmendi investimet në stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’, por ne me po aq zell po i trajtojmë edhe stadiumet e tjera. Brenda 5 viteve besoj se Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive”, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se MKRS gjatë këtij viti po planifikon edhe nisjen e stadiumit nacional./Reporteri.net/ 

Çeku thotë se gjatë këtij viti planifikohet nisja e ndërtimit të stadiumit nacional / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version