minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Bayer Leverkusen i Granit Xhakës kampion i Gjermanisë për herë të parë në histori - Shqiperia.info

Bayer Leverkusen e ka fituar për herë të parë në histori të klubit titullin në Bundesliga, pas fitores 5:0 ndaj Werder Bremenit.

Skuadra e Xabi Alonsos që s’di për humbje këtë sezon, edhe matematikisht është kampioni i Gjermanisë duke e mbyllur ecurinë mahnitëse të Bayern Munichut, që e kishte fituar titullin për 10 vite radhazi.

Leverkusen bëri një tjetër paraqitje solide duke e dominuar Bremenin në të gjitha aspektet, për të shënuar fitore me rezultat të thellë 5:0.

Golat për vendasit i shënuan Victor Bonifac (25’),  Granit Xhaka (60’),  kurse ylli i skuadrës Florian Wirtz shënoi het-trik (68′, 83′, 90′) për 5-0.

 

Leverkusen ka 79 pikë, plot 16 mbi Bayern Munichun ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.

 

Bayer Leverkusen i Granit Xhakës kampion i Gjermanisë për herë të parë në histori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version