minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Barça kontakton Unitedin për Greenwoodin - Shqiperia.info

Barcelona raportohet se ka kontaktuar Manchester Unitedin për transferimin e mundshëm të Mason Greenwoodit.

Klubi spanjoll ka pëlqyer anësorin anglez pas formës në të cilën po kalon ai si i huazuar te Getafe.

Përkundër problemeve jashtë fushës, Greenwoodi ka gjetur veten te Getafe duke realizuar tetë gola dhe pesë asistime në të gjitha garat.

Ani pse Sir Jim Ratcliffe ka paralajmëruar për kthimin e mundshëm të Greenwoodit në Old Trafford gjatë verës, besohet se klubi anglez dëshiron shitjen e tij.

Goal.com raporton se 22-vjeçari anglez dëshiron të vazhdojë karrierën në Spanjë sesa të kthehet tek Unitedi.

 

Barça kontakton Unitedin për Greenwoodin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version