minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ballkani dhe Prishtina synojnë sot trofeun e Superkupës - Shqiperia.info

Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në Turqi për trofeun e Superkupës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00 me kohën lokale të Kosovës, dhe 13:00 me të Turqisë.

Portokallezinjtë në finale do të luajnë për shkak se u shpallën kampion në sezonin e shkuar, teksa bardhekaltrit si fitues të Kupës së Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti sot do të synojë trofeun e 30-të në histori të klubit. Nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991, FC Prishtina ka fituar 29 trofe: 11 tituj kampioni, 8 Kupa të Republikës dhe 10 Superkupa.

Dy skuadrat, nga viti 1999, janë ndeshur në 29 përballje. Prishtina ka fituar 11 ndeshje, 8 baras dhe Ballkani 10 fitore me golldallim pozitiv për prishtinasit +11, 40:29.

Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe një fitore në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Ukës dhe Hamitit.

Ballkani dhe Prishtina synojnë sot trofeun e Superkupës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version