minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Lajme të mira për gjendjen e Schumacherit, legjendari i Formula 1 mund të ulet në karrige - Shqiperia.info

Më në fund ka arritur një lajm i mirë për gjendjen e Michael Schumacherit.

Ish-ngasësi i Formula 1, Johnny Herbert ka njoftuar se legjenda e Formula 1 është në gjendje “të ulët në karrigen e darkës”.

Schumacher, i cili e kishte fituar shtatë herë titullin e kampionit të botës e kishte pësuar një aksident tragjik derisa ishte duke skijuar në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013, ndërsa kishte përfunduar në gjendje kome pas dëmtimeve që i kishte pësuar në kokë.

Ai u ishte nënshtruar disa operimeve pasi kishte përfunduar në koma artificiale, ndërsa tash duket se gjendja e tij po përmirësohet dalëngadalë, 10 vjet pas incidentit.

Duke folur për “BettingSites.co.uk”, ish-ngasësi britanik i Formula 1 tha: “Unë dëgjoj lajme vetëm nga dora e dytë. Kam dëgjuar, nga njerëz brenda Formula 1, se ai ulet në karrigen e darkës, por nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Unë vetëm mund të lexoj në mes të rreshtave”, u shpreh Herbert.

“Ne nuk kemi dëgjuar shumë nga familja dhe është e kuptueshme. Familja dëshiron të mbajë gjithçka private, gjithçka sekrete. Kjo ka vazhduar që nga ditët e tij të garimit. Nuk e ndiej se gjërat kanë lëvizur në mënyrën se si shumë prej nesh që e njohim dhe që shumë fansa përreth botës do të dëshironin t’i shihnin”, përfundoi britaniku.

Ish-ngasësi gjerman i Ferrarit dhe i Mercedesit nuk është shfaqur në publik qe 10 vjet./Express/

Lajme të mira për gjendjen e Schumacherit, legjendari i Formula 1 mund të ulet në karrige / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version