Fisnik Asllani është njëri prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës me sezonin më të mirë në futbollin evropian.
Përfaqësuesi kosovar, i cili shënoi gol në miqësoret e qershorit për “Dardanët” e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm në Bundesliga 2 me ekipin Elversberg.
22 vjeçari në fakt i realizoi 18 gola dhe i bëri 10 asistime në 37 ndeshje të zhvilluara në sezonin e tij në formë huazimi nga Hoffenheimi.
E këtë hov dhe zhvillim të Asllanit s’ka lënë pa e vërejtur edhe faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt.
Sipas kësaj të fundit, tash vlera e sulmuesit shtatlartë është 8 milionë, pra një herë më e madhe se ajo që ishte deri tash – 4 milionë.
Futbollisti kosovar u rikthye në Hoffenheim, por nuk dihet nëse do të qëndrojë aty në sezonin 2025/26 apo do të huazohet përsëri.
Interesim për të kanë shprehur disa klube, por nuk dihet ende se ku do të luajë sulmuesi kosovar në edicionin e ri.
Spekulohet se klubet gjermane Stuttgart e Werder Bremen, ai francez Lille dhe klubi turk, Fenerbahçe, kanë shprehur interesim për të ardhmen e sulmit të Kombëtares së Kosovës./Express
Asllani po rritet si futbollist, i dyfishohet vlera në treg / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.