minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Albion Rrahmani pas tregolëshit ndaj Komoreve: Do të jetë kujtim shumë i bukur - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Protagonist kryesor i kësaj fitoreje ishte padyshim sulmuesi Albion Rrahmani.

Rrahmani realizoi het-trik në këtë ndeshje, teksa në total ka shënuar pesë gola në dy miqësoret e këtij muaji.

Pas fitores ndaj Komoreve, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur me paraqitjet e tij në një prononcim të shkurtër për RTK.

“Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmoj kombëtaren”.

“Topi i ndeshjes pas hat-trickut do jetë kujtim shumë i bukur”.

“Foda më tha 2 ndeshje, 5 gola nuk është keq”, tha Albion Rrahmani.

Albion Rrahmani pas tregolëshit ndaj Komoreve: Do të jetë kujtim shumë i bukur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version