minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligë, vëmendja në Podujevë - Shqiperia.info

Java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje shumë interesante.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do ta presë kampionin në fuqi, Ballkanin.

Dy skuadrat që e thanë fjalën kryesore sezonin e kaluar, do t’i masin forcat për herë të parë në edicionin aktual.

Momentalisht, Ballkani është në pozitën e dytë, kurse Llapi në të katërtën.

Duel tjetër mjaft interesant pritet të jetë edhe ai mes Malishevës dhe Suharekës.

Malisheva është duke i prirë renditjes tabelare, kurse Suhareka në anën tjetër e ka nisur mjaft mirë sezonin debutues në elitë.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 15:00.

Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligë, vëmendja në Podujevë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version