Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një betoniere ka përplasur disa automjete, ndërkohë që një nga drejtuesit e automjeteve mori dëmtime të lehta dhe është shoqëruar drejt spitalit rajonal Durrës.

Burime nga vendngjarja bënë të ditur se betonierja kreynte manovra të rrezikshme në rrugë, në korsinë e shpejtësisë dhe më pas ka goditur nga pas një automjet, ndërsa dy të tjera janë përplasur me të nga pas.

Në vendngjarje mbërriti policia rrugore, e cila po heton rreth shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version