minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Berisha kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, Apeli i Posaçëm regjistron ankimimin - Shqiperia.info

Apeli i Posaçëm ka regjistruar kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha për masë më të butë sigurie. Përmes përfaqësuesve të tij ligjor, Berisha kërkon që t’i hiqet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke apeluar vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme.

Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, pas disa seancave të shtyra, GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish liderit demokrat, si i përfshirë në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ish-lideri demokrat e konsideron procesin gjyqësor ndaj tij si politik, ndërsa refuzon në mënyrë kategorike përfshirjen në këtë aferë./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version