Close Menu
    What's Hot
    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    18/06/2025
    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    DPHM me parashikim: Prej sot deri të premten mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut

    18/06/2025
    Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

    Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

    18/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      18/06/2025
      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      DPHM me parashikim: Prej sot deri të premten mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut

      18/06/2025
      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      VLEN: Investim historik prej 6.74 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit

      18/06/2025
      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      Murtezani: Zgjerimi medoemos të kryesohet sipas kritereve të Kopenhagës

      18/06/2025
      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      18/06/2025
      Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

      DPHM me parashikim: Prej sot deri të premten mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut

      18/06/2025
      Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

      Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

      18/06/2025
      Milan i ofron 10 milionë euro për Xhakën, kjo është kërkesa e Leverkusenit

      Milan i ofron 10 milionë euro për Xhakën, kjo është kërkesa e Leverkusenit

      18/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»U ekstradua dy ditë më parë nga Greqia, lihet në fuqi “arresti me burg” për Laert Haxhiun
    Shqiperia

    U ekstradua dy ditë më parë nga Greqia, lihet në fuqi “arresti me burg” për Laert Haxhiun

    05/07/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    U ekstradua dy ditë më parë nga Greqia, lihet në fuqi “arresti me burg” për Laert Haxhiun
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    U ekstradua dy ditë më parë nga Greqia, lihet në fuqi “arresti me burg” për Laert Haxhiun

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Laert Haxhiun. Masa e parë u la për atë që njihet si masakra e Lushnjes, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Masa e dytë mbi dëshminë e Artan Tafanit, që tregoi disa ngjarje të rënda kriminale, ku i përfshirë rezulton dhe Haxhiu.

    Laert Haxhiu u ekstradua më 3 korrik nga Greqia drejt vendit tonë nën masa të rrepta sigurie. Haxhiu u arrestua në Greqi më 23 maj të vitit të kaluar.

    Laert Haxhiu është i dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

    Historia e përfshirjes së Laert Haxhiut në krime nisi pasi banda e Aldo Bares i dogji banesën dhe i vrau nipin familjes Haxhiu, kohë kur Laerti ishte vetëm 5-vjeç.

    Pas vrasjes së Bledarit nisi dhe saga e hakmarrjes mes dy familjeve.

    Vrasja e Bledar Haxhiut

    Në 23 nëntor 1998 banda e Aldo Bares ekzekuton Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen. Historinë  e ekzekutimit të tyre e ka treguar pas arrestimit njëri prej pjesëmarrësve në vrasje që më vonë u bë i penduar i drejtësisë, Petrit Liçi.

    Prokurori: Kë donte të virste Edjan Xhafa dhe pse?

    Petrit Liçi (i penduar): Donte të vriste Bledar Haxhiun, por ishte i plagosur dhe nuk e bënte dot vetë. Na tha se do të na jepte lekë po ta vrisnim. Pranuam të bënim vrasjen. E pritëm disa herë në kryqëzim. Por një ditë, Edjani erdhi edhe vetë. Na dha një çantë me katër automatikë. Në datën 23 tetor, rreth orës 8 ose 9 të mëngjesit, u nisëm me makinë, unë, Erjon Kashari dhe Elton Mermali. Pas nesh erdhi dhe Edjani me Dritan Vilën. Pritëm në një kryqëzim. Po vinte Bledar Haxhiu me makinë së bashku me Artan Sulçen. Ne sa e pamë nxorëm automatikët dhe qëlluam. Pasi u siguruam se e vramë, u nisëm. Ktheva kokën dhe pashë që Edjani së bashku me Dritan Vilën kishin shkuar te makina dhe po qëllonin me pistoleta mbi trupat e vrarë të tyre. Më pas u larguam në shtëpinë e Edjanit.

    Nisja e krimeve të Haxhiut

    18 vite më pas Larert Haxhiu nis “karrierën” si kriminel. Në shtator të vitit 2016-të Laert Haxhiu do të plagoste me armë nipin e Ado Bares (Alfred Shkurtit, Xhulio Shkurtin.

    Nipi i Bares në dëshminë e tij ka dhënë detaje se si ndodhi përplasja me Haxhiu, duke treguar se Laerti e ka sharë dhe kërcënuar dhe më pas e ka qëlluar me armë në këmbë.

    “Në atë çast përballë tyre në rrugë ka ndaluar një autoveturë e bardhë tip Smart, me targa italiane e drejtuar nga i pandehuri Laert Haxhiu. Ky i fundit kishte në dorë një pistoletë me të cilën ka qëlluar në drejtim të tyre, derisa i mbaruan fishëkët e pistoletës. Një nga plumbat e pistoletës të të pandehurit ka qëlluar Xhulion në këmbën e majtë, ndërsa një tjetër ka goditur shtetasin Saimo Xheliu në pjesën e barkut. Pasi i kanë mbaruar fishekët e pistoletës i pandehuri i ka thënë Xhulios: “Nuk e ke të gjatë ti!”. Më pas e ka fyer dhe ka vazhduar rrugën me autoveturën e tij drejt kryqëzimit të gjimnazit “18 Tetori” thuhet në dosjen e prokurorisë, sipas dëshmisë së Xhulio Shkurtit.

    Por babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu dha një tjetër variant të ngjarjes, ku akuzonte palën tjetër si provokatorë të sherrit dhe se ishin ata që i kishin kërcënuar të birin.

    “Edhe atë veprim që bëri, që plagosi Xhulio Shkurtin me atë tjetrin, e bëri se ata e shanë, e ofenduan. Prandaj nuk kanë të drejtë ata të shajnë e të ofendojnë njerëzit. Konflikti nisi se këta i thonin ku i ke gjetur lekët ti që ke blerë makinë. Ç’kanë ata se ku i gjen lekët djali im. Apo janë të fortit e Lushnjes ata dhe ekziston akoma ligji i xhunglës tek ata? Ata janë të fortit e Lushnjes dhe mund të bëjnë çfarë të duan me lushnjarët? Jo s’është kjo e vërteta”, ka treguar Qamil Haxhiu.

    Lidhur me këtë ngjarje Laetti Haxhiu u dënua me 18 vite burg, por nuk u arrestua nga policia. Ndërkohë ën tetor të vitit 2017-të Laert Haxhiu organizon një tjetër atentat ndaj Xhuljo Shkurtit, i i cili shpëtoi vetëm falë telefonatës së berberit, por në këtë atentat mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

    “Ne nuk ishim ulur në kafe. Po rrinim te një pemë në anë të rrugës. Xhulio sapo kishte ikur. Ne po bisedonim në këmbë kur një makinë ndaloi pak metra më larg (rreth 20 metra) dhe që atje doli një person me maskë të zezë në kokë, në duar mbante një armë automatike. Kur u afrua nja 6 a 7 metra, unë u largova me vrap pas ndërtesave. Të tjerët nuk mundën. Autori hapi zjarr dy herë me breshëri kallashnikovi, pastaj u fut në makinë dhe u larguan”, thuhet në dëshminë e Sajmir Xhelilit, një prej të mbijetuarve nga atentati.

    Për këtë krim është akuzuar Laert Haxhiu dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi

    Vrasja e Besmir Hidës (daja i Zamir Latifit)

    Në 1 tetor të vitit 2019-të vritet biznesmeni Besmir Hida, ndërsa pinte kafe në lokal. Dy persona të maskuar u futën në lokal dhe qëlluan mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

    Kjo ngjarje u zbardh vetëm katër vite më vonë pas riekspertimit, dhe rezultoi se autorët ishin Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj.

    Para se të dndohte vrasja Besmir Hida kishte kërkuar në media që të zbardhej vrasja e nipit të tij, ndërsa kishte denoncuar në polici se kishte parë Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin të lëviznin lirshëm nëpër qytet.

    Vrasja e Arben Boriçit

    Në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në vitin 2019 u gjet në një lokal, i vrarë me një plumb në kokë Enver Boriçi. Familjarët e gjetën të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, pasi kishte qenë duke pirë kafe. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    52-vjeçari, Enver Boriçi ishte vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.

    Trupi i pajetë i një personi që u gjet mëngjesin e të dielës në 19 Tetor të vitit 2021 në afërsi të lumit Shkumbin. Ai u identifikua fillimisht si Alban Semaku. Viktima i kishte marrë plagët nga afër dhe ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Dyshimet janë se e kishin rrëmbyer fillimisht në Lushnjë dhe pasi e vranë brenda në makinë, ia hodhën trupin në një zonë mes Elbasanit dhe Peqinit.

    Alban Semaku sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, atëherë kur mbante emrin e vërtetë, Elton Mermali. Adoleshenti i asaj kohe qe bërë pjesë e një nga organizatave më të rrezikshme kriminale të dalë nga kaosi i vitit 1997, Banda e Lushnjës.

    Mermali kishte qenë një nga ekzekutorët direktë të Bledar Haxhiajt, kushëri me Laert Haxhiajn. Dyshimet janë se u vra për hakmarrje, por prokuroria nuk arriti asnjëherë tek banda e re që nisi gjuetinë e lidhjeve të Aldo Bares në Lushnjë./vizionplus.tv

    Lexo edhe:

    1. Ja si ia ‘futi’ Agron Llakës/ Xhevair Zeneli: Ia shita 10 mijë euro më tepër
    2. SHBA dhe BE përshëndesin marrëveshjen PS-Rithemelim: Parlamenti funksional kyç për procesin e integrimit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    FOTO LAJM/ Shkarkohet nga detyra, Prokurorja Ornela Rrumbullaku shpërthen në lot

    FOTO LAJM/ Shkarkohet nga detyra, Prokurorja Ornela Rrumbullaku shpërthen në lot

    04/09/20241 Min Read
    SPAK depoziton në Gjykatë informacion për Jorgo Goron, shtyhet seanca për në 26 qershor: Avokati kërkoi kohë

    SPAK depoziton në Gjykatë informacion për Jorgo Goron, shtyhet seanca për në 26 qershor: Avokati kërkoi kohë

    21/06/20242 Mins Read
    Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë, reagon Rama: Mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik

    Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë, reagon Rama: Mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik

    06/04/20245 Mins Read
    Protestat e fermerëve, Policia Kufitare greke: Rruga do të jetë sërish e bllokuar

    Protestat e fermerëve, Policia Kufitare greke: Rruga do të jetë sërish e bllokuar

    19/02/20241 Min Read
    Në kërkim të një vendi pune, ka vende të lira por preferohen ata që janë trajnuar profesionalisht

    Në kërkim të një vendi pune, ka vende të lira por preferohen ata që janë trajnuar profesionalisht

    28/01/20242 Mins Read
    Top Posts
    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    18/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale Maqedonia

    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    18/06/20251 Min Read

    Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale, pra të…

    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    DPHM me parashikim: Prej sot deri të premten mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut

    18/06/2025
    Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

    Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

    18/06/2025
    Milan i ofron 10 milionë euro për Xhakën, kjo është kërkesa e Leverkusenit

    Milan i ofron 10 milionë euro për Xhakën, kjo është kërkesa e Leverkusenit

    18/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vazhdon suksesi i këngës “Si Ai” të Taynës, artistja përfundon në Instagram-in e Rita Orës

    Vazhdon suksesi i këngës “Si Ai” të Taynës, artistja përfundon në Instagram-in e Rita Orës

    18/06/2025
    Gresa Pallaska përfundon në spital

    Gresa Pallaska përfundon në spital

    18/06/2025
    Prezantuesja e famshme gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Brooklyn

    Prezantuesja e famshme gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Brooklyn

    18/06/2025
    Me te lexuara
    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    18/06/2025
    Zhernovski, Mickoskit: Sipas Eurostatit, jemi të fundit në Evropë për sa i përket pagës minimale

    DPHM me parashikim: Prej sot deri të premten mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut

    18/06/2025
    Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

    Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

    18/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.