minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Torturat në kampet e internimit, prezantohet libri “Dhimbje 5” i autores Fatbardha Saraçi Mulleti - Shqiperia.info

Histori dhe kujtime të fëmijëve të mbijetuar nga kampi famëkeq i Tepelenës vijnë të përmbledhura në botimin “Dhimbje 5”  të autores Fatbardha Saraçi Mulleti.

Kjo kolanë është vazhdimësi e punës për të dokumentuar një nga periudhat më të errëta të vendit, përgjatë 45 viteve të sistemit diktatorial.

“Në 49 u hap kampi i Tepelenës ku aty bashkë me nënat janë dërguar dhe nënat e foshnjat, aty madje kanë lindur edhe foshnja, një pjesë e të cilave kanë ndërruar jetë nëpër burgje. një pjesë e tyre fatmirësisht kanë arritur të mbijetojnë dhe bashkë me to kam sjellë historitë e tyre në këtë botim”, thotë Fatbardha Saraçi Mulleti.

Të hedhësh mbi letër rreshta të tërë për dhimbje dhe histori tronditëse nuk është e lehtë, por autorja 84-vjeçare i ka nisur shkrimet e këtyre historive si reflektim i asaj çka ka përjetuar edhe vetë.

 “Që nga fëmijëria ime i kam kaluar këto emocione u rrita me to dhe u plaka me to e vetëm përmes së shkruarës mund t’i ruash ato. ndaj i kam sjell sot përmes këtyre librave kujtese”, shton Mulleti.

Jeta e vështirë e Prena Palit dhe dy vajzave të saj, në kampin e internimit në Tepelenë… arratisja e bashkëshortit dhe betejat për mbijetesë, nëpër kampet komuniste, është një nga historitë e këtij libri. Atëherë vetëm 2 vjeç, Leze Koçeku tregon për torturat që kaloi familja dhe rritjen në kampe.

“Shtatë vjet e gjysmë s’kemi parë dritë më sy, kanë vdes nga 35 veta dhe per dit të tëra si merrnin kufomat”, thotë Leze Koçeku, ish e internuar në kampin e Tepelenës.

Fatbardha Saraçi Mulleti, studiuese, shkrimtare dhe një ish-e përndjekur politike, mbesa e Qazim Mulletit, përmes botimeve të saj, ka koleksionuar dhe pasqyruar një periudhë për të cilën historia jonë ende ka dritëhijet e saj. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version