minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Tentoi të vriste një person në Berat vitin e kaluar, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari - Shqiperia.info

Një shqiptar nga Kosova është ekstraduar në vendin tonë, pasi një vit më parë (2023) në bashkëpunim me tre persona të tjerë ka qentuar të vrasë një person në Berat.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua ekstradimi nga Kosova në Shqipëri, i shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të kapur në Kosovë, H.B, 56 vjeç”, njofton policia.

56-vjeçari kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version