minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kartolinat drejt zhdukjes, urimet sot po bëhen vetëm në rrjetet sociale - Shqiperia.info

Dikur mesazhet e urimit për ndërrimin e viteve dërgoheshin me anë të postës nëpërmjet kartolinave të vogla 2 lekëshe. Me anë të tyre përcilleshin urimet për miqtë dhe të afërmit.

Duket se festa nuk ka kuptim të plotë pa kartolinat tradicionale. Këtë e dëshmon koleksionisti Shpëtim Sala, i cili në shtëpinë e tij, mes shumë sendeve dhe gjerave me vlerë ka dhe kartolina që datojnë që prej viteve 1900.

“Me vitet, format e urimeve ndryshuan e po ashtu edhe modelet e tyre. Në koleksionin Salës, ndodhen kartolinat e vjetra me simbolet e festave, e po ashtu prodhime me te reja me peizazhe të qyteteve e motiveve të tjera. Megjithatë emocioni i marrjes së kartolinave mbetej i njëjtë”, thotë Sala.

“Dikur, në kohë festash, zyrat postare ishin plot me njerëz, që i dërgonin më të afërmve urimet nëpërmjet kartolinave. Sot, kjo traditë është harruar e i ka lënë vendin urimeve elektronike nëpërmjet rrjeteve sociale”, shprehet ai. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version