minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Situata e zjarreve në vend, BE siguron mbështetje për Shqipërinë, dërgon një avion ushtarak shumëfunksional - Shqiperia.info

Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për të menaxhuar situatën e zjarreve në vendin tonë.

Shqipëria do të marrë një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, i cili mund të transportojë deri në 6 tonë ujë.

Gjithashtu BE po përgatitet të dërgojnë ndihma edhe në Greqi.

Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Këtu përfshihen dy avionë rescEU nga Italia, një helikopter rescEU nga Franca, një helikopter i ofruar nga Serbia, si dhe më shumë ekipe zjarrfikëse në terren nga Republika Çeke, Franca, Italia, Rumania dhe Serbia.

Share.
Exit mobile version