minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Çdo oficer meriton të kthehet në shtëpi”, Gledis Nano i pikëlluar për vrasjen e Cenalisë: Të rritet ndërgjegjësimi për sfidat me të cilat përballen forcat policore - Shqiperia.info

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë një mesazh ngushëllimi për efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, i cili u vra me armë ditën e djeshme në Fier.

Gledis Nano shkruan se tragjedia e djeshme është një kujtesë e foryë e rreziqeve me të cilat përballen çdo ditë efektivët e rendit.

Çdo oficer, thekson Nano, meriton të ndihet i sigurt dhe meriton të kthehet në shtëpi.

Mesazhi i Gledis Nanos

Tragjedia e fundit në fshatin Baltëz të Fierit shërben si kujtesë e fortë e rreziqeve me të cilat përballen çdo ditë efektivët e rendit. Një punonjës policie i forcave “Shqiponja” humbi jetën, duke lënë pas një familje të pikëlluar, kolegë dhe një komunitet në zi.

Çdo anëtar i këtij komuniteti meriton të ndihet i sigurt dhe çdo oficer meriton të kthehet në shtëpi.

Ngjarje si kjo japin shembull për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballet forca policore dhe rëndësinë e sigurimit të burimeve dhe mbështetjes që u nevojiten për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer komunitetit tonë në mënyrë efektive.

Në solidaritet për sakrificat e të gjithë Shqiponjave.

RIP Novruz Cenalia

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version