minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Shqipëria rikthen pjesërisht vizat me Bjellorusinë - Shqiperia.info

Shqipëria rikthen pjesërisht vizat me Bjellorusinë, vend aleat i Rusisë. Vendimi u mor sot në Këshillin e Ministrave.

“Vendim për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë” ,thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.

Vendimi :

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

2. Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version