minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Serbia do të sulmojë Kosovën”, ministri Hasani: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prishtinën, Shqipëria dhe BE janë aleati i saj më i besueshëm - Shqiperia.info

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përforcoi edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, si aleati më i besueshëm i saj.

Në një konferencë për mediat, ministri Hasani komentoi deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një sulm të mundshëm serb. Ministri theksoi se Prishtina dhe Tirana janë në komunikim të vazhdueshëm dhe përditësojnë njëra-tjetrën mbi ngjarjet e brendshme apo zhvillimet në rajon.

Megjithatë, ai nënvizoi se mbetet i pandryshueshëm sovraniteti i shtetit të Kosovës, i cili mbrohet nga NATO.

“Qeveritë janë në kontakt shumë frekuent me njëra-tjetrën” “Një gjë është e qartë, e pandryshueshme dhe konstante, kushdo që të jetë kryeministër apo ministër i Jashtëm në Prishtinë apo Tiranë, që Kosova nuk do të ketë aleatë më të fuqishëm dhe më të mirë se Shqipëria e BE dhe se integriteti territorial i saj ruhet nga NATO, gjithçka tjetër është pjesë e komunikimit frekuent që ne kemi me Prishtinën, mbajmë njëri-tjetrin të informuar dhe mbajmë njëri-tjetrin të update-uar për situatën në rajon”, tha ai.

Ministri Hasani nënvizoi sërish se dialogu është e vetmja zgjidhje për konfliktet mes dy palëve./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version