minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ekzekutimi mafioz i 22-vjeçarit në ballkonin e shtëpisë, policia gjen një “BMW” të djegur, dyshohet se i përket autorëve - Shqiperia.info

Policia e Vlorës ka gjetur një makinë tip “BMW” duke u djegur në lagjen “24 Maji”. Dyshohet se makina i përket autorëve, të cilët ekzekutuan mbrëmjen e sotme 22-vjeçarin Gëzim Sinomati.

Ngjarja tronditi Vlorën, pasi i riu u qëllua me snajper teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Vizion Plus mëson se Sinomati jetonte në Belgjikë dhe në qytetin bregdetar kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri.

Sakaq, policia deklaron se autorët të ndihmuar nga errësira kanë arritur që të largohen.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version