minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Policia Rrugore gjobit këmbësorët që nuk kalojnë në vijat e bardha - Shqiperia.info

Këmbësorët “rebelë” që nuk kalojnë në vijat e bardha do të ndëshkohen me gjobë nga Policia Rrugore.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk e kanë kaluar rrugën, në vendin që është i përcaktuar për ta.

Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version