Një 54-vjeçar ka mbetur i lënduar së bashku me dy vajzta e tij të mitura në liqenin e Vaut të Dejës.

Sipas policisë, 54-vjeçari me iniciale T.D duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb.

Për pasojë ka mbetur i lënduar vetë si dhe dy vajzat, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version