minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Tre kërkesat e Vuçiçit, çfarë po zien në Samit: A do t’ja plotësojnë qejfin liderët e tjerë?! - Shqiperia.info

Mediat serbe kanë zbuluar detaje nga deklarata finale e samitit në Tiranë ku merr pjesë edhe Vuçic. Sipas tyre, Serbia do të kërkojë ndryshimin e tre pikave në deklaratën finale ku fokusi është te Kosova, por edhe shmangia e përplasjeve me Rusinë.

Supas mediave serbe, pika e parë që do të kërkohet të ndryshohet ka të bëjë me Sanksionet ndaj Federatës së Rusisë. Serbia njihet si mbështetëse e madhe e Rusisë në rajon dhe Europë duke qenë ndër të vetmit që nuk i ka vënë sanksione.

Pika e dytë lidhet me shprehjen “ndikimi malinj i federatës ruse në rajon” dhe pika e tretë lidhet me Kosovën, e cila sipas Serbisë nuk duhet të konsiderohet shtet në deklaratën finale të Samitit.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qendrimi i liderëve të tjerë mbi kërkesat e pritshme të Vuçiçit, i cili po sillet si një aleat i besuar i Putinit edhe në këtë Samit. /vizionplus.tv 

 

 

Share.
Exit mobile version