minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përfshihen nga zjarri tokat bujqësore në Dimal, era favorizon flakët, shmanget rreziku nga serat - Shqiperia.info

Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në Bashkinë Dimal.

Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës.

Në  ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrëfikëse me 8 efektivë nga Berati.

Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version