minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38-vjeçari në Korçë - Shqiperia.info

Finalizohet operacioni policor “Midnight 26”, kundër transportimit të emigrantëve, për kalim të kundërligjshëm të kufijve.

U kap në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, 4 emigrantë, me një automjet që e drejtonte pa leje, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti, 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet me vete të arrestuarit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë-Elbasan, si dhe të mbështetur të informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 26”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. G., 38 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll.

Shërbimet e Policisë ndaluan në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Benz” që drejtonte 38-vjeçari. Nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht.

Më tej, nga verifikimet dhe kontrollet e tjera, u konstatua se shtetasi D. G. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe se kishte me vete, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin kryhej transportimi, 3 celularë dhe sasia e cannabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share.
Exit mobile version