minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
PAMJET/ Aksident në Fier, automjeti përplas 80-vjeçarin - Shqiperia.info

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Një automjet tip “Volswagen”, ka përplasur një 80-vjeçarin, i cili po udhëtonte me biçikletë.

I moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve”, njofton policia./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version