minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Banorët e Postribës në Shkodër protestojnë: Guroret po na dëmtojnë ujësjellësin dhe kullotat, të ndërhyjë shteti - Shqiperia.info

Banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Postribë kanë bllokuar rrugën që lidh këtë zonë me Shkodrën. Ata protestojnë për një gurore, e cila sipas tyre ka ndotur ujin dhe ka dëmtuar disa fshatra. Kjo është e disata herë që ata protestojnë.

“Guroret kanë shkatërruar malin, kullotat e bagëtive, ujësjellësin. Këtë ëështje e kemi ngritur që në vitin 2017.”

Banorët thonë se e kanë denoncuar edhe në SPAK, por nuk kanë marrë përgjigje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Prokurorinë e Shkodrës.

“I bëjmë thirrje shtetit, kush merret me këtë punë, të ndërhyjnë sa më shpejt ose protesta do të përshkallëzohet.”

“Këtë protestë e kemi zhvilluar pranë shkollës për arsye se fëijët konsumojnë një ujë jashtëzakonisht katastrofik. Uji më parë ka qenë i mirë, tani nga guroret është dëmtuar uji, kullotat. Kërkojmë që ta marrë shteti këtë punë në dorë.”/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version