minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nuk kaluan në vijat e bardha, gjobiten këmbësorët! Nuk shpëton as shoferi i autobusit që fliste në telefon - Shqiperia.info

Në shënjestër të Policisë Rrugore të Tiranës nuk janë vetëm shoferët që shkelin ligjin, por edhe këmbësorët.

Në një video të shpërndarë nga policia rrugore shihet se si dy këmbësorë nuk kalojnë rugën në vijat e bardha. Ndaj tyre është aplikuar një gjobë prej 1 mijë lekësh.

 

“Kujdesi dhe vëmendja e shtuar, përdorimi i rripit të sigurimit, mospërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, reflektojnë qetësi dhe më shumë siguri në udhëtim.

Gjithashtu, përdorimi dhe kalimi i rrugës nga  këmbësorët në mënyrën dhe vendkalimet e përcaktuara, shpëton jetë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, përdorni vendkalimet e këmbësorëve për sigurinë tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version