minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Një qiri djeg banesën në Memaliaj, vajza: Zjarrin e vendosa unë qëllimisht - Shqiperia.info

Një banesë është djegur këtë të dielë në Memaliaj. Shkak i zjarrit është bërë një qiri i ndezur.

Brenda banesës ndodhej nëna Lavdie Shehu dhe vajza Majlinda Shehu. Kjo e fundit ka pohuar se e ka vendosur zjarrin qëllimisht. Banesa që ndodhet në katin e poshtëm të një pallati të vjetër trekatësh është shkrumbuar plotësisht duke djegur edhe orenditë e pakta.

Dy vite më parë kjo banesë u përfshi sërish nga flakët dhe shkaku ishte sërish një qiri i ndezur. 4 anëtarët e familjes Shehu, nëna, vajza dhe dy djemtë janë me probleme të shëndetit mendor. Djali i madh prej një viti ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërsa tre anëtarët e tjerë jetojnë në Memaliaj, tashmë pa një banesë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version