minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Ma sill një foto”, kush është 27-vjeçari që shantazhonte të miturën në Tik-Tok dhe i kërkonte marrëdhënie seksuale - Shqiperia.info

Benard Çullhaj është 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë pasi shtantazhonte një të mitur në rrjetet sociale. 15-vjeçarja ka denoncuar se 27-vjeçari i kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhee shantazhonte  për t’i dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Nga biseda në rrjetet sociaale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.

Pas hetimeve, janë dokumentuar edhe dy ngjarje  të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Ky nuk është rasti i parë i regjistruar në Shqipëri. Disa ditë më parë, Sibela Abedini, 27-vjeç u hodh nga kati i katërt i një pallati dhe gjeti vdekjen. Dyshohet se Altin Çoku, i arrestuar, i kishte shpërndarë një foto intine më Tik tok. E reja në këto kushte ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vazje 2-vjeçare.

Në këto kushte  Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version