minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Na kanë humbur gratë”, dy burra denoncojnë në Durrës e Kavajë largimin e bashkëshorteve - Shqiperia.info

Dy persona kanë denoncuar në komisariatin e Durrësit dhe Kavajës se janë larguar nga shtëpia bashkëshortet e tyre.

Konkretisht, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi D. P., 38 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, shtetasja I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash, Durrës.

Ndërsa në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasi K. S., 23 vjeç, banues në Kavajë, se  është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë.

Po punohet për gjetjen e tyre./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version